Mijëra njerëz iu bashkuan Marshit të Paqes, një ngjarje që shënon përvjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Në 30 vjetorin e gjenocidit, njerëz nga e gjitha bota ndoqën rrugën nëpër të cilën ecën mbi 8 mijë viktimat dhe shumë pak të tjerë që u arratisën nga forcat serbe dhe ia dolën të shpëtonin në vitin korrik të vitit 1995.
Mes tyre ishte edhe Amir Kulaglic, një i mbijetuar i masakrës, i cili u fsheh në pyll dhe ia doli t’i shpëtonte vrasjes. Ai tregoi për AP se këtë vit nuk mund t’i a bashkohet marshit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Unë jam i mbijetuari i kësaj rruge, marshimi i të vdekurve, nga Srebrenica në fshatin Nezuk. Udhëtimi im zgjati shtatë ditë e tetë netë. Sot jam këtu që të mund ta shoh djalin tim, Sulltanin, në këtë shteg këmbësorësh”,
Më 11 korrik 1995, serbët pushtuan Srebrenicën, në atë kohë një zonë e sigurt e mbrojtur nga OKB. Ata ndanë të paktën 8,000 burra dhe djem boshnjakë nga gratë, nënat dhe motrat e tyre dhe i masakruan.
Gratë dhe fëmijët boshnjakë u futën në autobusë dhe u dëbuan.
Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, e cila erdhi pas shpërbërjes së Jugosllavisë
The post Kujtohet masakra e Srebrenicës/ “Marshi i paqes” në 30-vjetorin e gjenocidit serb në Bosnje appeared first on Alsat.
