
Një dyzet e pesë vjeçar nga Kumanova është mashtruar për shumën prej 200.000 denarë, mashtruesi e ka njoftuar se nga llogaria e tij ka 14.500 dollarë bitcoin, njoftoi sot SVR Kumanovë.
Kumanovari pasi ka marrë kredi të shpejtë për të paguar paratë, dje në orën 14:30 ka lajmëruar rastin në pol icinë e Kumanovës.
– Sipas denoncimit, duke pretenduar se është nga një “agjensi bitcoin”, personi i ka thënë se kishte në llogarinë e tij bitcoin në vlerë prej 14.500 dollarë dhe i ka kërkuar që t’i jepte numrin e llogarisë së transaksionit për të transferuar fondet e duhura. Siç është raportuar, për t’i transferuar paratë atij i është dashur të ketë 200.000 denarë në llogari dhe pasi ankuesi ka marrë kredi të shpejtë, paratë i janë tërhequr nga llogaria e tij, por ai nuk ka marrë kompensim për bitcoin, tha policia.
SVR Kumanovë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
