Në Shkollën Fillore Koço Racin në Kumanovë kryesia e prindërve ka organizuar sot aksion humanitarë. Në aksion ishin ftuar edhe figura politikë dhe këshilltarët e Kuvendit komunal.
Në një video të publikuar nëpër rrjetet sociale shihet momenti kur nxënësit e fillores këndojnë këngën në gjuhën rome e cila në fushatën e zgjedhjeve lokale ishte kënga identifikuese e kryetarit aktual të Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Aktin e tillë e kanë dënuar partitë politike duke e cilësuar si keqpërdorim të fëmijëve për qëllime politike.
The post Kumanovë, keqpërdoren nxënësit, këndojnë këngën “Maksim Dimitrievski” appeared first on Alsat.
