Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe (SWE) ka njoftuar se mbi pjesën më të madhe të Evropës po zhvillohet një kupolë nxehtësie, e cila në ditët në vijim mund të sjellë temperatura rekord për këtë periudhë të vitit.
Në shumë zona temperaturat do të rriten për rreth 15 gradë Celsius. Në Spanjë dhe Portugali parashikohen temperatura midis 35 dhe 39 gradë Celsius.
Masa e ngrohtë ajrore do të zgjerohet gradualisht drejt veriut dhe lindjes, kështu që temperaturat e pasdites në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Evropën Qendrore, do të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Pritet që temperaturat të jenë deri në 15 gradë më të larta se mesatarja shumëvjeçare për fundin e majit.
The post “Kupola e nxehtësisë” pushton Evropën – priten ditët më të nxehta të vitit! appeared first on Alsat.
