Presidentja Gordana Siljanovska Davkova po kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Hagë, përcjell TV21. Ajo sot kishte një takim të shkurtër me presidentin amerikan Donald Trump. Siljanovka tha se në takim ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë për ta vizituar vendin.
“Çfarë thamë me z.Trump…më duhet të them se me atë ishte z DJ (JD) Vance, dhe ai e njeh ministrin tonë për punë të Jashtme. Po, madje mendoj se tha se mund të na vizitojë. Çfarë thamë, se… është mirë që jemi. Kjo ishte deklarata ime, po unë thash se jam presidente e Maqedonisë, dhe se për herë të parë marr pjesë në këtë Samit por që i ndaj vlerat, që i ndan edhe populli im dhe që po, do të njoftoj qëndrimet tona. Po, interesant ishte deri sa flisja, kuptohet, reagimi i tij, flas për gjuhën e trupit, sepse kur e kujtova për z. Kennedy, kuptohet, edhe rolin e tij, se mundet edhe SHBA-ja sot të kenë, rol të tillë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me paqen, që janë aq të rëndësishme”, tha Siljanovksa/tv21.tv
