Në njëvjetorin e rënies heroike të Heroit të Kombit, Afrim Bunjaku, sot u mbajt akademi përkujtimore për nderë të tij.

Në këtë akademi përkujtimore kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova u sprovua ta mbrojë lirinë e saj, pikërisht në 25 vjetorin e çlirimit.

Sipas tij, një vit më parë, shteti i Kosovës u përball me sfidën më të rrezikshme, siç ishte sulmi terroristë në Banjskë të Zvecanit, raporton Arbresh.info.

Gjatë këtij viti, populli i Kosovës ka shënuar 25 vjetorin e çlirimit. Pikërisht në 25 vjet të lirisë, u sprovuam për ta mbrojtur lirinë e fituar. Një vit më parë, Kosova u përball me sfidën më të rrezikshëm. Mëngjesin e hershëm, një grup terroristësh të financuar nga Serbia, kryen një akt agresori me synim të qartë, aneksimin e veriut. Ky grup hasi me një patrullë policore, ku e sulmuan me minë rreshterin Afrim Bunjaku”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tregoi se atë mëngjes të kobshëm, rreshteri Bunjaku ishte shef i ndërrimit në Zveçan.

“Afrimi me kolegë u nisën, ku dy orë më pas, ajo ngjarje u shndërrua në skenë krimi. Kolegu Mirsad Kryeziu arriti ta tërheqë trupin e Afrim Bunjakut. Ai vdiq në krye të detyrës, duke u kthyer në hero të popullit tonë. Kur u vra Afrimi ishin nëntë zyrtarë policor gjithsej. Afrimi si zakonisht printe me guxim, sepse ishte i guximshëm, u vra sepse nuk donin të pësonin më të rinjtë se ai”, theksoi Kurti ndër të tjera.

Sipas të parit të Qeverisë, aksioni i Policisë së Kosovës nuk përfundoi aty.

“Nga hartat e grupit terrorist u zbulua që ishte një luftë më e gjatë dhe më e gjerë. Xhirimet e bëra me dron zbuluan se ishte Milan Radoiçiq, ku prej vitesh kishte zbatuar urdhra nga Beogradi. Që nga ajo ditë Radoiçiq është kërkuar nga organet e Kosovës. Aktakuza e ngritur, është një denoncim ndaj një tentative të dështuar për aneksimin e veriut të Kosovës. Ne e dimë kush janë autorët e sulmit në Banjskë. Serbia duhet të përgjigjet dhe të bashkëpunojë me Kosovën  për nxjerrjen para drejtësisë”, u shpreh Kurti. /Arbresh.info/

The post Kurti: Afrim Bunjaku vdiq në krye të detyrës, duke u kthyer në hero të popullit tonë appeared first on Arbresh.info.