Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, që siç tha, edhe sivjet do të mbështeten këto kategori me shtesat e fundvitit. Kurti tha se kjo pako do të shpërndahet më 29 dhjetor.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja”, tha Kurti.