Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është pyetur për mandatarin e ri të kësaj partie, për formimin e Qeverisë së re.

Në një konferencë për media nga objekti i Qeverisë, Kurti tha se nuk është kurrëfar obligimi të sigurohen 61 nënshkrime.

Megjithatë, ai tha se Konjufca i ka të sigurta 56 vota, ato të cilat Kurti i ka pasur në seancën e 26 tetorit.

“Për mandatarin e ri, në tentimin e dytë, Glauk Konjufca, i ka të gjitha votat që i kam pasur unë, ju e dini që në Kuvend të Republikës unë i mora 56 vota nga 61 sa është minimumni i nevojshëm. 56 vota i ka sigurt Glauku, ndoshta merr më shumë. Më pak nuk mund të marrë. Maksimumi im është minimumi i Glaukut”, deklaroi Kurti në konferencën e mbajtur për media.

“Nuk është kurrëfar obligimi të sigurohen 61 nënshkrime, tentimi i dytë për bindjen tonë përveçse e drejtë është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos që të evitohen zgjedhjet e reja”.