-Lëvizja jonë jo vetëm që e ka ruajtur rritjen nga cikli, në ciklin tjetër zgjedhor, por është ngritur si forca kryesore politike në Republikën e Kosovës, edhe në nivelin lokal, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën për shtyp një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, përcjell TV21. Kurti tha se LVV-ja ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime, ndërsa pret që edhe n[ë Gjilan të korrin fitore pa balotazh, pas numërimit të votave nga diaspora.

“LVV-ja i fitoi tre komuna pa balotazh, e ndoshta shtohet edhe Gjilani, e bëhen katër, PDK-ja i fitoi tri komuna pa balotazh, e ndoshta ju hiqet Hani i Elezit e mbeten dy, LDK-ja i fitoi dy komuna pa balotazh, ndërkaq AAK-ja dhe NISMA nga një”, shtoi mes tjerash Kurti./tv21.tv