Kryeministri i Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë së re tha se kabineti i ri qeveritar ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti më i suksesshëm në historinë e Republikës.

Kurti uroi ministrat që i ka zgjedhur, derisa edhe i porositi për përmbushje të detyrave.

“Mësimet që kemi nxjerrë përgjatë mandatit të kaluar dhe përvojën që kemi fituar së bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja profesionale më bën të besoj se ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti qeveritar më i suksesshëm në historinë e re të Republikës sonë që shumë shpejt i mbush 18 vjet. Ju uroj secilit dhe secilës për detyrën. Pritjet që qytetarët kanë nga ne janë dëshmi e vet standardit që e kemi vendosur vetë ne e të cilin duhet ta nderojmë dhe përmbushim çdo ditë”, tha Kurti

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se është i gatshëm që nga nesër të bisedoj me të gjitha subjektet politike për çështjen e presidentit.

“Nga nesër të fillojmë kontaktet me subjektet tjera politike për çështjeje të presidentit”, tha Kurti.

The post Kurti: Nesër nisim kontaktet me opozitën për presidentin appeared first on Alsat.