Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar takime me liderët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një përgjigje për RTV21, kryeministri Kurti bëri të ditur se është në komunikim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kurti tha se takimet do të zhvillohen javën e ardhshme.

“Jam në komunikim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Do të ketë takime javën e ardhshme”, tha Kurti.