Një një tjetër konferencë për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati një tjetër propozim për president të Kosovës ku kanë mbetur më pak se dy ore deri në përfundim të afatit.

Kurti propozoi Justina Shiroka-Pula si kandodate për presindente duke e quajtur propozim gjeneroz, ndërkohë që kërkoi votat e PDK-së pasi Vetëvendojse të votojë në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

“Kryetari i PDK-së le të dalë publikisht sonte pas meje menjëherë që 22 deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së zotohen se marrin pjesë me votë për president, ne po ja votojmë projektligjin paraprakisht për ndryshimet në Ligjin e Gjykatës Speciale. Pastaj pika tjetër për votimin e presidentit. Justina Shiroka Pula ka qenë ministre e PDK-së. Le ta bindë Hamza unë jam dakord”, tha Kurti.