GJKKO-ja ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj biznesmenit Elman Abule, administrator i Rametal SHPK. Abule dyshohet nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave.
“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;’, njofton SPAK.
Kujtojmë se Elman Abule është biznesmen me shtetësi belge të cilit iu sekuestruan 50 milionë euro. Sipas prokurorisë, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se biznesmeni me shtetësi belge Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin K.B., E.B., kanë krer veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Elman Abule rezultoi i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale.
