Shqipëria korri fitore në transfertë me Ukrainën e cila lojën e luajti në Pragë si teren nikoqir.

Ajo që nuk u transmetua askund ishte fakti se në një moment emocionet mes tifozëve “Kuq e Zi” dhe atyre ukrainas mund të kulmonin me incident të madh.

Nga foto që disponon redaksia jonë shifet se reagimi i biznesmenit kumanovar Bashkim Qazimi ka sjellë deri te qetsimi i të dyja palëve me çka u evitua edhe një incident i përmasave më të mëdha.

Përndryshe kumanovari Qazimi në sferën e sportit u bë i famshëm në momentin që bindi kreun e federatës çeke të fudbollit që të voton për pranimin e Kosovës në UEFA dhe për këtë ai ka marë mirënjohje mbarë-shqiptare.

Bashkim Qazimi është me prejardhje nga Kumanova dhe ka shumë vite që operon në Pragë si biznesmen i suksesshëm.