
Gjykata Kushtetuese nuk do të hapë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve – shkruan 360 gradë.
Kjo del nga referati i gjykatësit raportues për të cilin redaksia pohon se e ka pasur qasje, i cili të mërkurën do të shqyrtohet në seancën e Gjykatës, transmeton TV21
Sipas referatit, Ligji ka bazë kushtetuese në amendamentin V të Kushtetutës, që e konfirmon edhe qëndrimin se nismat për kontestimin e ligjit janë të pabaza. Në mënyrë shtesë theksohet se nuk do të miratohet masë e përkohshme për ndalimin e zbatimit të ligjit. Gjykata propozon të hidhen poshtë iniciativat për kontestimin e dekretit për shpallje të ligjit i cili u publikua në Gazetën zyrtare pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm Gjorge Ivanov. Gjykata kushtetuese nuk i komenton këto shkrime.
