Vinicius Junior po vuan shumë këtë sezon dhe jo prej futbollit në fushë. Braziliani u përball me një atmosferë të tensionuar dhe gjatë humbjes 2-1 ndaj Osasunës në stadiumin El Sadar.

Disa tifozë kanë brohoritur “Vinicius, muerete” (“Vinicius, vdis”), një thirrje kërcënuese që ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e futbollit spanjoll. Me gjithë sulmet ndaj tij, sulmuesi arriti të shënojë golin e barazimit për Real Madrid në minutën e 73-të.

La Liga ka njoftuar se ka nisur hetimet, duke shqyrtuar pamje dhe prova për të zbuluar kush janë individët që kanë kërcënuar hapur lojtarin.

The post La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr në sfidën Osasuna-Real appeared first on Alsat.