Lagjja kryesore e Kumanovës, “Orta Bunar” është ndriçuar nga dritat, përcjell TV21.
Një grup i banorëve të kësaj lagjeje, me vetëiniciativë kanë dekoruar lagjen për të pritur muajin e shenjtë islam, Ramazanin.
Ata kanë vendosur poqe elektrike në disa pjesë të kësaj rruge, për të pritur këtë muaj të veçantë në kalendarin islamik i cili fillon më 1 mars.
