Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi sot se lahuta është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në listën për mbrojtje urgjente.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë vendim si një moment krenarie për kulturën dhe identitetin shqiptar.
“Lahuta, pjesë e UNESCO-s. Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente” shkruan kryeministri në Facebook.
