Ambasadorët e vendeve të BE-së një zëri vendosën të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE, konfirmojnë për TV21 korrespodentët nga Brukseli.

Kjo do të ndodhë më 15 tetor në Luksemburg, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare “BE-Shqipëri”. Do të hapet kapitulli i pyetjeve bazë.

Vendimi i sotëm në praktikë nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, shton media bullgare.

Maqedonia e Veriut nuk i ka përmbushur obligimet e saj të përcaktuara në kornizën e negociatave. Një nga kushtet është përfshirja e bullgarëve në preambulën e kushtetutës së vendit.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut nuk ishte fare në agjendën e takimit të ambasadorëve.

Ndërsa Greqia vuri në dukje se Shqipëria ka zgjidhur mosmarrëveshjet me të. Dhe për këtë u vendos që të niseshin negociatat me Tiranën.