Një zhvillim i paprecedentë në Lindjen e Mesme ka tronditur sot opinionin rajonal dhe ndërkombëtar: Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka autorizuar zyrtarisht përdorimin e hapësirës ajrore siriane nga forcat ajrore izraelite dhe ato aleate pro-Izraelite, me qëllimin e kapjes dhe neutralizimit të dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani.
Ky vendim vjen në një moment të tensionuar në rajon, me përshkallëzim të përplasjeve midis Teheranit dhe Tel Avivit dhe një rritje të ndjeshme të aktivitetit ushtarak në hapësirën ajrore të Sirisë, Irakut dhe Libanit.
