Trajneri Maks Alegri ka arsye për të buzëqeshur, pasi Milani ka rikuperuar një nga elementët e rëndësishëm të skuadrës. Gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të së hënës, Aleksis Saelemaekers u rikthye plotësisht në punën me grupin, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit për përgatitjen e ndeshjes së të mërkurës ndaj Komo-s, sfidë e prapambetur e Serie A, e shtyrë më parë për shkak të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina”.
Anësori belg ishte zëvendësuar në pushimin e ndeshjes së 25 janarit kundër Romës për shkak të një problemi fizik në aduktorë. Që nga ai moment mungoi në dy ndeshjet pasuese të kampionatit, transfertat e fituara ndaj Bolonjas dhe Piza-s.
Tashmë, zbarkimi i tij në fushë duket shumë pranë dhe sfida e mesjavës ndaj Komo-s mund të shënojë rikthimin zyrtar në dispozicion të Allegrit, duke i dhënë Milanit më shumë alternativa në krahët e sulmit.
The post Lajm i mirë për Milanin dhe Alegrin, rikthehet Saelemaekers në stërvitje appeared first on Alsat.
