Vetëm pak minuta më parë ka ndodhur një shkëmbim zjarri i ri në afërsi të Mavrovkës në Shkup, mëson TV21.
Sipas informacioneve, nga shkëmbimi i zjarrit një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe jozyrtarisht i është nënshtruar plagëve të marra.
Sipas dëshmitarëve, viktima tashmë ishte qëlluar nga një person i cili më parë kishte hapur bagazhin e tij dhe kishte marrë një pako prej andej. Nuk dihet se çfarë përmban pako, por ajo që dihet është se vetura e të ndjerit është me targa të Shkupit dhe është e një kompanie private.
Ndërsa makina e personit që dyshohet se është vrasësi është me targa belge. Jozyrtarisht, i ndjeri është avokat!