Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Nga ora 17:00, trafiku në pikën e kontrollit Evzoni (Bogorodica) është i pezulluar për të gjitha llojet e automjeteve, njofton LAMM.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
The post LAMM: Pikëkalimi kufitar Evzoni i mbyllur nga ora 17:00 appeared first on Alsat.
