Skiatorja shqiptare Lara Kolturi u rendit në vendin e tretë në garën e sllallomit të zhvilluar në pistën e mali Kuper, ditën e diel. Ky është podiumi i tretë sezonal për skiatoren 19-vjeçare kuqezi këtë sezon (në 5 gara të zhvilluara deri më tani), që po shkëlqen në pistat me ski.
Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme e skiatores shqiptare, që tregoi një formë shumë të mirë në një pistë të vështirë. Pas dy zbritjeve, skiatorja kuqezi dha kohën e përgjithshme 1’50”60, duke u ngjitur në podium e duke qëndruar pas Mikaela Shifrin dhe Lena Duerr.
Pas zbritjes së parë, Kolturi u klasifikua në vendin e katërt, duke regjistruar kohën 53”68. Në zbritjen e dytë, skiatorja shqiptare dha kohën 56”92. Ajo bën një gabim të vogël në zbritjen e dytë, që mund ta kishte ngjitur edhe në vendin e dytë në përfundim të garës.
Gjithsesi, ky podium, i gjashti në karrierën e saj, tregoi edhe një herë se Lara Kolturi do të ngjitet shumë shpejt në majë. Ajo garoi e qetë dhe tregoi gjithë klasin e saj në pistën amerikane, duke shkëlqyer. Dhe podiumi është mëse i merituar për skiatoren kuqezi.
The post Lara Kolturi regjistron podiumin e gjashtë në karrierën e saj appeared first on Alsat.
