Lëvizja Demokratike ka mohuar çdo lloj komunikimi me Bashkimin Demokratik për Integrim, transmeton TV21.

Nëpërmjet një kumtese, nga partia me kryetar Izet Mexhitin vlerësojnë se LD “nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me një parti të zhytur në korrupsion” dhe përfundojnë se “mbeten të palëkundur në vizionin e saj për një politikë të pastër, të pakorruptuar dhe në shërbim të qytetarëve”.

“Lëvizja Demokratike (LD) hedh poshtë çdo spekulim se ka komunikim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

LD nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me një parti të zhytur në korrupsion, ku figura kryesore të saj janë të vendosura në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit për kapjen e gjyqësorit dhe abuzimin me pushtetin.

Lëvizja Demokratike distancohet qartë dhe pa ekuivoke nga çdo strukturë politike që e ka shndërruar korrupsionin në mënyrë qeverisjeje dhe shtetin në mjet për pasurim personal.

LD mbetet e palëkundur në vizionin e saj për një politikë të pastër, të pakorruptuar dhe në shërbim të qytetarëve”, thonë nga LD-ja, transmeton TV21.