Kryesia e LDK-së pritet të vendos sot për ftesën e Kurtit ndaj Abdixhikut për takim konsultativ rreth formimit të institucioneve të reja, konkretisht Qeverisë.

Këtë e konfirmoi për RTV21, nënkryetari i LDK-së, Anton Quni.

“Sot do të mblidhemi dhe do ta shqyrtojmë ftesën(letrën) e Kurtit e më pas do të dalim me qëndrim publik. Mbledhja do të mbahet në orën 16:00”, tha Quni për RTV21./RTV21/21Media