Rafael Leao po rikuperon formën, po punon çdo ditë për të qenë përsëri vendimtar për Milanin. Pas dëmtimit në gusht ndaj Barit, që e mbajti jashtë fushës 39 ditë, sulmuesi portugez ka dhënë shenja riaftësimi, por forma e tij nuk është ende optimale, kërkon stërvitje të mëtejshme për të arritur nivelin maksimal.
“Kjo skuadër ka lojtarë teknikisht shumë të mirë. Leao është ende pak pas forme, madje ka luajtur shumë për shkak të nevojave të ndeshjes. Kemi alternativa të vlefshme. E rëndësishme është që të gjithë të kemi një objektiv të përbashkët: të luajmë në Champions vitin e ardhshëm,” tha Massimiliano Allegri, pas ndeshjes me Napolin.
Sipas “Corriere dello Sport”, Leao ka vendosur si objektiv ndeshjen kundër Juventus në “Allianz Stadium”, ku synon të jetë titullar dhe të ndikojë në suksesin e të tijve ndaj skuadrës së drejtuar nga Igor Tudor.
The post Leao ndez përgatitjet, dëshiron të luajë përball Juventusit appeared first on Alsat.