Lejkers ndryshojnë pronar pas 46 vitesh, shitja e klubit kap shifrën marramendëse

Los Anxheles Lejkers, një nga klubet më ikonike dhe më të suksesshme në Ligën Amerikane të Basketbollit, është gati të ndryshojë pronar pas 46 vitesh. Sipas gazetarit të njohur të ESPN, Shams Çarania, familja Bas që ka kontrolluar ekskluzivitetin e klubit kalifornian që nga viti 1979, ka një marrëveshje për t’ia shitur pjesën më të madhe të aksioneve Mark Ualter, CEO dhe kreu i “TWG Group”.

Kjo është një kompani që zotëron tashmë një pakicë të aksioneve që nga viti 2021 dhe ka investime kudo në botën e sportit. Shifra e shitjes, ende për t’u zyrtarizuar, do të ishte befasuese: rreth 10 miliardë dollarë. Një shumë vërtet e jashtëzakonshme nëse kujtoni se Boston Celtics u shit për 6.1 miliardë dollar, vetëm tre muaj më pare.

Los Angeles Lakers forward LeBron James, left, poses with after passing Abdul-Jabbar to become the NBA’s all-time leading scorer during the second half of an NBA basketball game aga inst the Oklahoma City Thunder Tuesday, Feb. 7, 2023, in Los Angeles. (AP Photo/Ashley Landis)

Xheri Bas, e bleu Los Anxheles Lejkersin nga Xhek Kent Kuk, 46 vjet më parë për shumën 67.5 milionë dollarë. Kështu, Lejkers bëhet skuadra më e shtrenjtë në historinë e basketbollit. Marrëveshja ende duhet të ratifikohet nga NBA, e cila ka të drejtën e vetos për çdo transferim të pronësisë së ekskluziviteteve të saj.

Sipas thashethemeve, Xhejni Bas do të mbetet si “Guvernator”, duke përfaqësuar Lejkersin në takimin e pronarëve të NBA. Me Xhei Bas në krye, Lejkersat përjetuan vitet e “showtime” dhe 5 titujt e fituar me Mexhik Xhonsonin. Pastaj edhe 5 tituj me Shekill O’Nillin, Kobi Brajant dhe Fill Xhekson, si simbole të klubit. Në fund edhe titulli i ardhur në vitin 2020 me LeBron Xhejms.

The post Lejkers ndryshojnë pronar pas 46 vitesh, shitja e klubit kap shifrën marramendëse appeared first on Alsat.