Gazeta franceze “L’Equipe” ka zgjedhur çiklistin slloven Tadej Pogaçar si sportistin e vitit, dërsa në konkurecën e femrave, ky çmimi i takoi notares kanadeze Samer Mekintosh.
Pogaçar fitoi çmimin duke mposhtur kërcimtarin me shkop Duplantis, i cili u shpall më e mira në përzgjedhjet e fundit. Slloveni fitoi 821 pikë, Duplantis 799. Të dy ishin shumë përpara të tjerëve, për shembull Karlos Alkaraz që ishte i treti me “vetëm” 252 pikë.
Sportistja e vitit, kanadezja Mekintosh, fitoi vendin e parë me 628 pikë, duke lënë pas atleten amerikane Sidni Meklaflin me 516 pikë, ndërsa në vendin e tretë u ndal Melisa Xheferson-Vuden me 425 pikë.
The post L’Ekipi vendos: Tadej Pogaçar, sportisti më i mirë për vitin 2025! appeared first on Alsat.
