Lëshohet në përdorim gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”, Kasami paralajmëroi vazhdimin e punimeve te salla e vjetër

Kryeministri Hristian Mickoski, Ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska, kryetari i Tetovës Bilall Kasami dhe funksionarë të tjerë shtetërorë morën pjesë në hapjen e dy ndërtesave të rikonstruktuara të gjimnazit „Kiril Pejçinoviq“ në Tetovë, të njohura në qytet si „Mjekësia e Vjetër“. Të dyja ndërtesat e gjimnazit, mbi 100 vjeç,  filluan rikonstruimin  që nga korriku i vitit 2025 me një donacion prej 800 mijë eurosh nga kompania private. Sipas Ministres Janevska investimet në arsimin në Tetovë, do të kontribuojnë për një cilësi më të mirë të arsimit. Kreu i Tetovës Bilall Kasami paralajmëroi vazhdimin e punimeve te salla e vjetër, duke premtuar se do të shndërrohet ne amfiteatër dhe bibliotekë të re.

“Shpreh kënaqësi të madhe që sot mund të konstatova personalisht se nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme „Kiril Pejçinoviq“ po përfitojnë kushte infrastrukturore më bashkëkohore për punë, gjë që do të thotë edhe sukses më të madh në punën e tyre. Falënderoj kompanitë shoqërisht përgjegjëse që së bashku me kryeministrin siguruan donacion për të arritur këtë objekt të mrekullueshëm”, tha Janevska.

 “Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Komunës së Tetovës dhe pushtetit qendror dhe përfaqëson një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe kuadrin arsimor!”, deklaroi Kasami.