Pos matjes fillestare të forcave të të dy ekipeve, Maqedonia morri kontrollin e lojës duke kontrolluar pronësimin e topit, ndërsa mysafirët pritnin rastin e tyre nga kundërsulmet e shpejta.
Ristovski kishte goditjen e parë në minutën 13 -të, kur nga mnjë kundërsulm i shpejtë sulmuesi i Maqedonisë goditi nga 16 metra, ndërsa portieri mysafirë Matrevics e dërgoi topin në rivënie anësore.
Rasti i parë më konkret për mysafirët ishte në minutën e 23, kur krosimin nga ana e majtë e priti sulmuesi Gutkovitskis, mirëpo goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.
Në minutën e 28-të, pas goditje së lirë të ekzekutuar nga Enis Bardhi, në zonën e rrezikut reagon Stojçevski me kokë, por sërish në nivel të detyrës është portieri mysafirë.
Në anën tjetër, në minutën e 37-të, Zeleniokovs e kishte rastin më të mirë në pjesë e parë , pasi që gjuan nga afërsia, por Stole Dimitrievski intervenon në vija fundore dhe nuk lejon që të ndryshojë rezultati.
Në minutën e 39-të, Enis Bardhi godet nga 17 metra , por portieri mysafirë me forcat e fundit e devijon topin në rivënie nga këndi. Ndërsa pas ekzekutimit të rivënies nga këndi kanoset Serafimov, por sërish portieri Matrevics mban Letoninë në lojë.
Aksioni i parë në pjesën e dytë ishte para portës mysafire, kur Lirim Qamili kroson nga ana e djathtë, por në momentin e fundit reagon portieri mysafirë para Çurlinovit.
Në minutën e 57, Almin Rastoder u fut në zonë, por goditja e tij me këmbën e majtë ndalet nga portieri mysafirë, ndërsa në vazhdim të aksion Kostadinov nuk e godet topin fare nga 16 metra.
Në minutën e 70-të, Ikaunieks nga 16 metra arrin të godas traversën, por pa shqetësuar fare portierin vendas.
Në fund të takimit, u kanosën futbollistët e Letonisë, por pa mundësi të qartë për të ndryshuar rezultatin
Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë më 18 nëntor, kundër Uellsit në Kardif, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
The post Letonia arrin deri te barazimi i parë kundër Maqedonisë appeared first on Alsat.

