“Këtu po hapet shtabi sot i Lëvizjes Vetëvendosje sepse unë jam i gëzuar që kjo po ndodh për herë të parë këtu në Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk ka qëllim të keq por vetëm qëllime të mira, ne e dim se edhe Maqedonia e Veriut e mundëson shtetësinë e dyfishtë edhe Republika e Kosovës e mundëson.

Ne dim që mijëra persona që jetojnë në Maqedoninë e Veriut kanë pasaporta të Republikës së Kosovës dhe janë të mirëseardhur, sepse kur e gëzon shtetësinë e Republikës së Kosovës bashkë me këtë vijnë edhe plotë të drejta, dhe njëra prej të drejtave më të rëndësishme është edhe me shfrytëzuar të drejtën e votës”, deklaroi Glauk Konjufca.