Shumica e nxënësve të klasave të teta, rreth 94%, nuk lexojnë libra ndërsa 31% e nxënësve të klasave të katërta lexojnë rregullisht. Këtë e bëri të ditur psikologu Safet Ballazhi, në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat duke prezantuar gjetjet e fundit nga hulumtimi i Institutit për Hulumtime Sociologjike. Sipas psikologut Safet Ballazhi, nëse një në tre nxënës të moshës 9 vjeçare lexojnë libra, në klasën e tetë një në 15 nxënës lexojnë libra. Psikologu Ballazhi e konsideron këtë trend alarmues për prindërit, arsimtarët dhe shoqërinë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të leximit si mënyrë të preferuar për të kaluar kohën e lirë. Hulumtimi gjithashtu nxjerr në pah se brezat e rinj janë më të dobët se brezat paraprak, apo një nxënës i klasës së katërt do të shënojnë rezultate më të dobëta kur të bëhet nxënës i klasës së tetë në krahasim me nxënësit që aktualisht janë klasa e tetë.
“Për fat të keq vetëm 6% e nxënësve të klasave të teta, disa 13 dhe disa 14 vjeçarë, që janë në atë kohë, janë duke lexuar libra dhe sipas hulumtimit nëse i krahasojmë me nxënësit e klasave të katërta, aty shohim se në klasat e katërta, 31% e fëmijëve janë duke lexuar libra në kohën e tyre dhe është një nga mënyrat të preferuara se si të kalojnë kohen e lirë ndërsa vetëm pas katër viteve këto 31% bien në vetëm 6% ose nga çdo i treti bie në çdo i pesëmbëdhjeti nxënës është mënyrë e preferuar që të kaloje kohen e lirë duke lexuar libra. Kjo tani duhet të jetë alarmuese për të gjithë ne, si për prindërit ashtu edhe për arsimtarët por edhe për të gjithë shoqërinë,” tha Safet Ballazhi – Psikolog, në Intervistën për Alsat.
The post Leximi në rënie te fëmijët: sinjal alarmi për të ardhmen e arsimit appeared first on Alsat.
