Sipas marrëveshjes mes Kinës dhe BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojnë Kinën më 24 korrik. Presidenti Xi Jinping do të takohet me Presidentin Antonio Costa dhe Presidenten Ursula von der Leyen. Kryeministri Li Qiang do të jetë bashkë-organizator i Takimit të 25-të të Udhëheqësve Kinë-BE me dy Presidentët e BE-së.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Guo Jiakun në një konferencë shtypi lidhur me këtë ngjarje tha se : Si dy forca të mëdha që promovojnë multipolarizimin, dy tregje të mëdha që mbështesin globalizimin dhe dy qytetërime të mëdha që mbështesin diversitetin, takimi i udhëheqësve midis Kinës dhe BE-së në këtë kohë është me rëndësi të madhe dhe ka tërhequr vëmendje.
Guo Jiakun nënvizoi në vijim se gjatë gjysmës së shekullit të kaluar, marrëdhëniet Kinë-Evropë kanë kaluar nëpër ulje-ngritje dhe kanë vazhduar të piqen dhe të stabilizohen Ato janë bërë një nga marrëdhëniet dypalëshe më me ndikim në botë. Bashkëpunimi Kinë-Evropë ka arritur rezultate të frytshme. Ka mbështetur fuqimisht zhvillimin dhe përparimin e njëri-tjetrit dhe ka sjellë përfitime të prekshme për gati 2 miliardë njerëz në Kinë dhe Evropë. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet Kinë-Evropë përballen edhe me disa sfida.
