Në ditët e fundit të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi, Bilall Kasami dhe Arben Fetai janë takuar në Tetovë. Ibrahimi ka publikuar një fotografi të përbashkët duke shkruar:
“Një takim pune me kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Tetovës. Tetova mbetet në duar të sigurta…VLEN-i vazhdon fuqishëm për pesëshen e dytë”, ka shkruar Ibrahimi.

