Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në Daily Click në TV21 tha se VLEN po përpiqet të blejë kohë me idenë për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Osmani tha se ku do të bazohet ky ligj, kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar kërkesën për deklarim të përkatësisë etnike.

“Cilën bazë kushtetuese do ta ketë ai ligj, nëse Gjykata Kushtetuese ka eliminuar përkatësinë etnike në institucione. Kujtoj që ka për qëllim blerje kohe. Kjo është çështje e menaxhimit të presionit publik”, tha mes tjerash Osmani.

Në lidhje me paralajmërimet se pr/ligji do të dërgohet në Komisionin e Venecias, Osmani tha:

“Çështja e Komisionit të Venecias, edhe kur e miratuam Ligjin për Gjuhën Shqipe, kishte disa që thonin le ta dërgojmë në Komisionin e Venecias për analizë, ne u thamë e miratojmë ligjin, pastaj e dërgojmë në Venecia, edhe ashtu ndodhi. Kaloi ligji në Parlament, e dërguam në Venecia, le të jep mendim Venecia, por ligji është në fuqi, por veç fakti që bisedohet për të dërguar në Venecia është blerje kohe”, shtoi Osmani.