Ligji për Këshillin e prokurorëve publikë kaloi leximin e parë në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe në Komisionin ligjvënës-juridik në Kuvend, përcjell TV21. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, e arsyetoi Propozim-ligjin duke thënë se është një nga ligjet kyçe në kuadër të reformave të sistemit gjyqësor, i orientuar drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe përmirësimit të funksionimit të prokurorisë publike.

Propozim-ligji u dorëzua për mendim në Komisioni i Venecias, i cili miratoi një mendim pozitiv me rekomandime që janë plotësisht të inkorporuara në tekst. Ndër to janë përmirësimi i procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit me kritere të qarta dhe transparente, vendosja e vendimeve plotësisht të arsyetuara, zbatimi i qëndrueshëm i sistemit të meritës, transparencë e rritur përmes seancave publike dhe publikimit të vendimeve, procedurat disiplinore me dy shkallë me mbrojtje gjyqësore të siguruar, si dhe forcimi i rolit të Këshillit në zgjedhjen dhe shkarkimin e kryeprokurorit.