Aktorja e njohur, Lily Collins, e cila e luan rolin e Emilys, në serialin famshëm të platformës “Netflix”, “Emily In Paris”, ka thënë se është lodhur shumë gjatë xhirimeve tani pasi është bërë nënë.
Ajo ka thënë se ka kërkuar mirëkuptim nga koleget pasi nuk ka qenë edhe në formë.
36 vjeçja, me bashkëshortin Charlie McDowell, ka mirëpritur të bijën, Tove, përmes një surrogate në muajin janar të këtij viti.
Aktores i është dashur të rikthehet në punë për xhirimin e sezonit të pestë të serialit dhe ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë për të pasi ka kaluar shumë net pa gjumë.
“Si nënë, ke qëllime të tjera dhe me të vërtetë është shumë e vështirë… është mundim dhe jam shumë mirënjohëse që jam në gjendje t’i bëjë të dyja, punën dhe mëmësinë”, ka thënë ylli për The Sun.
Tutje ajo ka treguar se është shumë e mirë për mbamendje dhe i di mirë rreshtat e skenarit që ka, por megjithatë, këtë vit, ju desh mirëkuptimi i kolegëve.
“Nuk kam fjetur, jam shumë e lodhur dhe mund të mos jem shumë në formë”, ka thënë ajo.
Collins, në muajin maj e ka festuar për herë të parë ditën e nënës duke postuar një fotografi ku shihet bashkë me të bijën si dhe duke treguar pak nga eksperienca e saj si nënë për herë të parë.
“Hera e parë që po e festoj ditën e nënës. Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruaj këtë udhëtim, këtë jetë të re. Të dua më gjithë zemër Tove, me të gjitha pjesët e saj, të cilat që nga momenti që të kam, janë bërë edhe më të thella, si dhe pjesë të tjera që nuk e kam ditur kurrë që ekzistojnë”, pati shkruar artistja.
Në shkrimin e saj, tutje thuhet se e bija ia ka zgjeruar botën, horizontet e buzëqeshjen më shumë se që ka menduar se është e mundur.
Më pas aktorja pati postuar edhe burrin e saj që po festonte për herë të parë ditën e babait në muajin qershor, duke shkruar se “Charlie është i lindur për të qenë baba”.
The post Lily Collins thotë se mëmësia ia ka bërë më të vështira xhirimet e “Emily in Paris” appeared first on Alsat.
