Në ditën e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë në Kosovës, kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj tha se nuk është kontaktuar nga Vetëvendosje për mundësinë e ndonjë koalicioni. Siç tha Limaj, qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje, tashmë janë publik.

“Qëndrimet tona janë publike. Nuk jemi kontaktuar nga Vetëvendosje”, tha shkurt Fatmir Limaj në hyrje të Kuvendit./tv21.tv