Zgjedhjet e parakohshme do të kishin qenë zgjedhja më e mirë për shtetin tonë”, kështu tha në Click Plus Valbon Limani nga ASH-Taravari, shkruan TV21.

Limani tha se pavarësisht se po promovohet se rruga drejtë anëtarësimit në BE po ecën mirë, sipas tij, vendi ka ngecur në krahasim me vendet e rajonit, duke e paraqitur si arsye të parë për shkuarjen në zgjedhje. Tutje, ai shtoi se me zgjedhjet e parakohshme duhet të vazhdojë me hapa të shpejtë procesi i anëtarësimit.