-Atje në Kanada nuk ke muhabet me njerëzit, të kesh muhabet është rrallë, mirëdita aq!
U lind në Norvegji, u rrit në Kanada, ndërsa për të jetuar u erdhi në Shkup – në qytetin e prindërve të tij.
28 vjeçari Rinor Dullovi, ka pasion kuzhinën, edhe pse ka diplomuar për arkitekturë.
Thotë se gjithmonë dëshira e tij ka qenë që të investojë në vendlindje për të shërbyer një miks të ushqimeve.
-Në shtëpi gjithmonë kemi përgatitur ushqim edhe kur e kam parë sa interesant është kam nisur vetë ta bëj, prindërit e mi duke fjetur unë kam përgatitur ushqim, duke eksperimentuar dhe pas disa viteve kam hyrë vetë në kuzhinë dhe e kam parë veten duke u kënaqur, nuk ka më mirë, tha Rinor Dullovi, kuzhinier.
-A ke menduar ndonjëherë të kthehesh përsëri në Kanada?
-Asnjëherë në jetë, kurrë! Edhe po të më thonë luftë ka në Shkup nuk do të kthehem në Kanada, shtoi Rinor Dullovi, kuzhinier.
Dullovi thotë se kur shkon në Perëndim, pas ca vitesh e ke të vështirë të ruash traditat shqiptare.
“Për t’u kthyer përsëri është një gjë më e madhe familja! Ka shumë shqiptarë që kanë ikur nga këtu, Shqipërisë, Kosovës, shkuan jashtë, pas ca viteve mërzitesh për familjen, nëse ke edhe fëmijë, gjeneratat i humb traditat e shqiptarëve, e humb fenë, e humb gjakun e shqiptarëve, ne kemi luftuar për ta mbajtur këtë”, tha Rinor Dullovi, kuzhinier.
Siç rrëfen Rinori, edhe pse është rritur dhe ka jetuar në mesin e kulturave të huaja, prindërit gjithmonë e kanë motivuar që të mos e humb identitetin.
