Ish kryesuesi i Këshillit komunal Zhelinë, Liridon Useini njëherit edhe zëdhënës i Partisë Demokratike Evropiane ka lëshuar një sërë akuzash për udheqësinë aktuale të Komunës së Zhelinës. Më poshtë ju sjellim tekstin integral të postimit të tij në Facebook:

Kur tradhtia maskohet si patriotizëm
Në çfarë gjendjeje kemi arritur?
Po përpiqen të na shesin sapunin për djathë!
Ata që shesin toka, shkatërrojnë arsimin dhe rrisin borxhet, flasin për patriotizëm. Ironia ka kaluar çdo kufi.
Kryetari i pushtetit lokal po e ofendon hapur inteligjencën e çdo qytetari të Komunës së Zhelinës, duke na shitur fjalë boshe për “dashurinë ndaj vatanit”, ndërkohë që veprimet e tij flasin krejt të kundërtën.
❌Të shesësh tokat e vatanit për interesa personale nuk është dashuri për atdheun, por tradhti.
❌Të rritësh borxhin publik për kokë banori nga 90 euro në 350 euro nuk është përgjegjësi, por papërgjegjësi kombëtare.
❌Të mos ndërtosh as një çerdhe për fëmijët, pas tetë vitesh në pushtet, është dështim i pastër dhe shkelje e interesit publik.
❌Të shkatërrosh sistemin arsimor përmes politizimit të skajshëm nuk është reformë, por shkatërrim.
❌Të kontribuosh në erozionin moral të shoqërisë nuk është përparim, por regres i thellë.
Këta janë të fundit që kanë të drejtë të flasin për vatanin. Dhe kur them “vatan”, e kam fjalën për atë të shqiptarëve, jo për atë të Beogradit.
Koha po i nxjerr maskat një nga një. Dashuria e vërtetë për vendin tashmë ka filluar t’ju ndëshkojë. E keni fundin politik përpara syve, por arroganca nuk ju lë ta shihni.