Gazetarja Liridona Vjeseli ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke kritikuar ashpër partitë politike shqiptare, në veçanti koalicionin VLEN.

Sipas saj, me VLEN-in në këtë qeveri nuk ka shpresë, ndërsa zgjidhje e mundshme për shqiptarët do të ishte krijimi i një partie të re me djem dhe vajza të reja.

“Po pajtohem, duhet një parti e re me djem dhe vajza të reja… duket se nuk ka shpresë! Kush mendoni nga këta aktivistë që janë se mund të jetë i denjë për t’i thënë PO, ky ose kjo është fryma e re?! Si dhe cili politikan ka qenë më gënjeshtar?”, ka shkruar Vjeseli në profilin e saj në Facebook.

Nga ana tjetër, shqiptarët dënuan BDI-në për t’i hapur rrugë VLEN-it se do të ketë ndryshime dhe do të përmirësohet statusi i shqiptarëve, por në vend të përmirësimit, sot shqiptarët janë rikthyer 10 vite pas.