Çmimi i benzinës BS-95 do të lirohet për një denarë, ndërsa i benzinës BS-98 për gjysmë denari, përcjell TV21. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 1.5 denarë.
Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Nafta – 73,0 den/l
Benzina BS-98 – 81,5 den/l
Benzina BS-95 – 79,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 72,0 den/l