Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht numrat e fanellave për sezonin e ri 2025/26, duke përfshirë edhe shtatë përforcimet e reja që i janë bashkuar klubit gjatë kësaj vere.

Ylli gjerman Florian Ëirtz ka marrë fanellën me numër 7, të cilën e kishte më parë Luis Diaz para se të transferohej këtë javë te Bayern Munich. Ky numër është historik për “The Reds”, dhe Ëirtz pritet të jetë një nga emrat kryesorë në epokën e re të trajnerit Arne Slot.

Në mbrojtje, Milos Kerkez ka zgjedhur fanellën me numrin 6, ndërsa Jeremie Frimpong do të mbajë numrin 30, të njëjtin që kishte edhe te Bayer Leverkusen.

Në repartin ofensiv, Hugo Ekitike do të luajë me fanellën me numrin 22, teksa konkurrenca në sulm pritet të jetë më e madhe se kurrë.

Te porta, Giorgi Mamardashvili, portieri nga Gjeorgjia, ka marrë fanellën me numrin 25, Freddie Ëoodman do të jetë me 28, ndërsa i riu Armin Pecsi me 41.

Gjithashtu, dy lojtarë të rinj të promovuar nga akademia kanë ndryshuar numrat: Conor Bradley kalon nga 84 në 12, ndërsa Trey Nyoni nga 98 në 42, sinjal i qartë për rolin më të rëndësishëm që do të kenë në skuadër këtë sezon.

Sezoni i ri në Premier League po afron dhe Liverpooli duket se ka përfunduar përgatitjet administrative, ndërsa tifozët mezi presin të shohin përforcimet e reja në fushë.

The post Liverpooli zyrtarizon numrat e shtatë përforcimeve appeared first on Alsat.