Liverpulli ka dalë në avantazh kundrejt Çellsit dhe Arsenalit për Rodrigon. Sipas “L’Équipe”, nëse kolumbiani Diaz largohet gjatë kësaj vere, braziliani i Real Madridit është lojtari që ‘The Reds’ e kanë përzgjedhur si zëvendësuesin ideal.

Liverpulli kërkon rreth 100 milionë euro për kartonin e anësorit Diaz që ka akord me Bajernin. Nga ana tjetër, duke marrë masat është klubi anglez, që ka filluar kontaktet për Rodrigo, sulmuesin brazilian, të cilit nuk i është garantuar qëndrimi te Reali. Por natyrisht që konkurrenca është e ashpër: Arsenali dhe Çellsi janë gjithashtu në pritje të lëvizjes për Rodrigon.

Nga ana ekonomike, transferimi i tij pritet të kushtojë rreth 100 milionë stërlina, shumë që Liverpulli është i gatshëm ta paguajë nëse arrin të fitojë të njëjtën shumë nga shitja e Díaz. Për momentin, gjithçka mbetet në fushën e negociatave, por në ‘Anfield’ e kanë të qartë: po iku Díaz, atëherë do të synojnë një nga sulmuesit më të kërkuar aktualisht.

Rodrigo ka ende një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2028 dhe fiton një pagë neto prej rreth 10 milionë eurosh në vit.

The post Liverpulli para Arsenalit dhe Çellsit në garën për Rodrigon appeared first on Alsat.