Duke komentuar faljet e fundit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga për rastin “Alfa” tha se Agim Islami asnjëherë nuk ka kërkuar falje, dhe se një gjë e tillë e dënon për herë të dytë. Lloga në “Daily Click” tha se Gjykata Themelore Penale në Shkup duhet të marrë parasysh faktet e reja dhe ta lirojë Islamin.

“Po atë që e ka kërkuar Agimi dhe të gjithë qytetarët është që Agimi nuk ka kërkuar falje asnjëherë, sepse falja do të thotë për Agimin që e pranon veprën, sepse Agimi ka kryer më shumë se 17 vjet burg, një falje për Agimin vetëm për disa vite vetëm se e dënon për herë të dytë Agimin. Agimi në këtë proces gjyqësor duhet të tregohet pafajësia dhe duhet të dëmshpërblehet për periudhën e gjatë kohore që ka qëndruar në burg dhe kjo duhet të bëhet një ditë e më parë”, tha mes tjerash Lloga.