Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov në Daily Click në TV21 tha se nuk ka asgjë kontestuese në lidhje me ndërtimin e banesave në lokalitetin arkeologjik në Shkup, ku u gjet pllaka “Dardanus”. Për Lutkovin, lokacioni me varreza ilire, është karakterizuar si trashëgimi lëvizëse dhe se si rrjedhojë, pas ekzaminimeve, aty mund të ndërtohet.
“Momentalisht, sipas jush, nuk ka asgjë kontestuese? Do të thotë, nëse në atë parcelë është ekzaminuar, është nxjerrë trashëgimi kulturore e lëvizshme, e ekzaminuar, ato mjete merren, territori është i lirë, mund të ndërtohet sepse nuk është më zonë e mbrojtur. Të përmbledhim, është karakterizuar si trashëgimi e lëvizshme, që pas përpunimit të institucioneve, dërgohet në vend tjetër…
