
Policia ngriti padi penale ndaj ish-anëtares së Këshillit Gjyqësor Loreta Georgieva, për veprën mashtrim në shërbim.
Sipas raportit, Georgieva, e cila është nga Strumica, dëmtoi buxhetin e këshillit me mbi 4.500 mijë euro, duke mos raportuar se kishte ndryshim të vendbanimit, se vajza e saj ndërkohë ka fituar pronë në Shkup, ndërsa ajo ka vazhduar të marrë shpenzime udhëtimi nga Këshilli, për marrëdhëniet Strumicë-Shkup dhe anasjelltas.
“L.G. si anëtare e Këshillit, nuk ka njoftuar me kohë kryetarin se nuk do të përdorte shpenzimet e udhëtimit nga Strumica në Shkup dhe anasjelltas, duke mashtruar kështu këshillin për të paguar kompensimin e saj për kostot e transportit. Nga shtatori 2022 (një muaj pas fitimit të pronës në Shkup) deri në dhjetor 2023, në gjithsej 15 raste, asaj i janë paguar para si kompensim për shpenzimet e udhëtimit në vlerë prej 291,040 denarë”, thonw nga MPB.
Kallëzimi kundër Georgievës vjen në një kohë kur partia në pushtet njofton ndryshime rrënjësore në gjyqësor. Kryeministri njoftoi veprim vendimtar dhe shkarkimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë nën diktatin politik.
Mickoski tha se pas zgjedhjeve lokale, të gjithë këta gjyqtarë dhe prokurorë do të zëvendësohen nga të tjerë, që do të punojnë në përputhje me ligjin dhe do të sanksionojnë paraardhësit e tyre që penguan drejtësinë.
Ishte Loreta Georgieva ajo që, si anëtare e Këshillit Gjyqësor, shpesh u akuzua për veprim nën ndikim politik. Mandati i Georgievës në këshill përfundoi në mes të dhjetorit të vitit të kaluar.