Një nga momentet më të rënda emocionale të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova” ndodhi mbrëmë, kur Elijona rrëfeu tragjedinë e humbjes së nënës dhe motrës në një aksident, duke shkaktuar tronditje të madhe brenda dhe jashtë shtëpisë. Por ajo që askush nuk e priste ishte reagimi i opinionistes Leonora Jakupi, e cila u thye LIVE, para syve të mijëra shikuesve.

Teksa komentonte historinë prekëse të Elijonës, Leonora papritur ndaloi, dhe me zërin që i dridhej tha një fjali që ngriti peshë rrjetin:

“Për njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë që është shumë e rëndë.”

Ky moment tronditi publikun, pasi këngëtarja, e njohur për forcën dhe diskrecionin e saj, rrallëherë ka zgjedhur të ndajë detaje nga jeta personale. Pamjet e Leonorës duke fshirë lotët shkaktuan reagime të menjëhershme, komente, analiza dhe dhjetëra mijëra shpërndarje online.

E prekur nga rrëfimi, Leonora dha një mesazh të fuqishëm drejtuar të gjithë prindërve:

“Ju lutem, prind, për hir të atij fëmije keni konsideratë. Kur e ke prindin gjallë e nuk e ke dashurinë e tij, është shumë e rëndë.”

Në një natë ku emocionet shpërthyen dhe lotët nuk u kursyen, Leonora dhe Elijona treguan se edhe në botën e televizionit, dhimbja dhe empatia kanë forcën t’i bashkojnë njerëzit më shumë se çdo debat apo lojë.

Mbrëmja e djeshme mbetet pa dyshim një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni – dhe publiku ende nuk po e gjen veten nga ajo që pa LIVE.